Shqipëri-Francë, ja zgjedhjet dhe zgjidhjet e De Biazit për formacionin

Share Button

Fusha-Skema

Nga Adriatik Balla 12.06.2015 14:25

De Biazi do të bëjë ndryshime taktike, surprizë emrat titullarë. Trajneri nuk ka dhënë komente, por nga seancat stërvitore kuptohet që këtë herë ka ndryshime në skemë. Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani de Biazi, duket e do të bëjë ndryshime serioze në skuadër në takimin që përfaqësuesja jonë do të zhvillojë të shtunën në “Elbasan Arena” ndaj Francës. Në kuadër të kësaj ndeshjeje Kombëtarja ka në dispozicion shumë lojtarë të rinj, të cilët kërkojnë një mundësi nga trajneri De Biazi. Parë në këtë kuadër, trajneri ka vendosur që t’u japë një mundësi atyre.

Kjo vjen edhe si nevojë për shkak se titullarët mungojnë, një pjesë nga dëmtimet e një pjesë për shkaqe personale. Vetë trajneri De Biazi nuk ka dhënë komente rreth formacionit apo për lojtarë që do të aktivizojë titullarë, por kjo kuptohet nga skemat taktike që ai ka përdorur gjatë tre ditëve të fundit në seancat stërvitore të grupit. Fakti që ai u ka dhënë shumë mbështetje të rinjve, tregon për surprizën e madhe me të cilën Shqipëria do të zbresë në fushë. E sigurt është se De Biazi do t’i angazhojë të gjithë, por mbetet ende shumë për të mësuar në lidhje me rreshtimin taktik.

Kjo sepse trajneri ka operuar me skema të ndryshme. Më i pranueshëm ka qenë rreshtimi 4-5-1, por De Biazi ka përgatitur skuadrën edhe me skemat e tjera klasike si 4-4-2 apo 4-3-2-1, si dhe 4-3-3 në kundërsulm. Gjithçka varet nga lojtarë në krahë, të cilëve tekniku italian u jep shumë rëndësi. Këtu merr rol të veçantë mesfushori Odise Roshi dhe ai i krahut të majtë Ermir Lenjani. Në sulm ka alternativa, por Cikalleshi mbetet më i preferuar, nisur dhe nga forma e mirë e tij dhe fuqia fizike. Në mbrojtje Cana do të duhet të bëjë krejtësisht me lojtarë të rinj.

Ndodh kështu pasi Mavraj i dëmtuar dhe Agolli i angazhuar me klubin e tij nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë miqësore. Në dispozicion të trajnerit janë dhe lojtarë të tjerë cilësorë, kryesisht të rinj, por De Biazi e ka të qartë pak a shumë formacionin e tij ideal për këtë sfidë, të paktën atë që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Në portë dihet i sigurt Etrit Berisha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh