AlbanianSport.com 13/03/2021 20:10
ASNN – Shorti i Kampionatit Evropian 2023 për grupmoshën e Nën-21-vjeçarëve, i hedhur në fund të muajit janar e vendosi Shqipërinë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Pas përcaktimit të grupeve u përgatit edhe kalendari i ndeshjeve për fazën eliminatore. Sa i përket Shqipërisë, skuadra e Shpresave, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do ta nisë fushatën e saj më datë 4 qershor 2021 në fushë të huaj ndaj Andorrës.
Pas verës kuqezinjtë rikthehen në fushë më datën 6 shtator 2021, sërish në fushë të huaj ndaj Republikës Çeke. Një muaj më pas Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve do të luajë dy ndeshje në shtëpi, më konkretisht më 7 tetor ndaj Andorrës dhe më 11 tetor 2021 ndaj Sllovenisë. Në nëntor kuqezinjtë kthehen të luajnë jashtë fushë teksa më 12 nëntor 2021 përballen me Slloveninë dhe më 16 nëntor 2021 luajnë në Kosovë në ndeshjen e fundit të këtij viti.
Më 25 mars 2022, Shqipëria do të presë Republikën Çeke në shtëpi dhe vetëm 4 ditë më pas, më 29 mars 2022, do të sfidojë ekipin më të fortë të grupit, Anglinë, po në fushën e vet. Në qershor të vitit të ardhshëm do të luhen edhe dy sfidat e fundit të Grupit G për Shpresat kuqezi. Më 7 qershor 2022 skuadra e Bushit është e impenjuar në vizitën e vështirë që do t’i bëjë Anglisë dhe, më 14 qershor 2022, luan ndeshjen përmbyllëse në shtëpi ndaj Kosovës.
Eliminatoret e “EURO 2023”
(Nën-21-vjeçarët)
Kalendari i ndeshjeve të
Shqipërisë në Grupin G
04/06/2021 Andorrë – Shqipëri
06/09/2021 Republika Çeke – Shqipëri
07/10/2021 Shqipëri – Andorrë
11/10/2021 Shqipëri – Slloveni
12/11/2021 Slloveni – Shqipëri
16/11/2021 Kosovë – Shqipëri
25/03/2022 Shqipëri – Republika Çeke
29/03/2022 Shqipëri – Angli
07/06/2022 Angli – Shqipëri
14/06/2022 Shqipëri – Kosovë