Shpresat / Trajneri Jupi: U përpoqëm, por Portugalia ishte superiore

Share Button

Redi-Jupi

AlbanianSport.com 09.09.2015 10:05

ASNN – Shpresat e Shqipërisë kanë pësuar mbrëmë një humbje të thellë, 1-6, me Portugalinë në “Qemal Stafa” dhe, duke folur për mediat pas ndeshjes, trajneri Redi Jupi tha se gjashtë gola është vështirë të kapërdihen, por skuadra u përpoq përpara një kundërshtari në nivele të tilla. “Portugezët dominuan totalisht dhe natyrisht e merituan fitoren”, – tha ai.

“Patëm tre lojtarë të rinj në formacion, – ka vijuar trajneri i përfaqësueses kuqezi të Nën-21-vjeçarëve. – Strakosha, i cili ka luajtur dy ndeshje me rendësi me ekipin e tij dhe ishte i lodhur. Dy të tjerët erdhën si rezultat i mundësive dhe mungesave që kishim, si Avdijaj dhe Manaj. Nuk është se nuk funksionuan lojtarët, përkundrazi ekipi në përgjithësi u përpoq shumë ndaj kundërshtarëve të tillë”.

Përsa i përket lojës, trajneri i Shpresave ka habitur, kur tha se përdor të njëjtën strategji si De Biazi me Kombëtaren e të rriturve. “Luajmë me të njëjtën lojë si ekipi A, por nuk janë të njëjët lojtarë, – ka thënë ish-lojtari i Dinamos, Tiranës dhe Kombëtares. – Nuk ka ndryshim në fushë, por është mënyra se si interpretohet. Ekipi A është ndërtuar në disa vite. Ju garantoj se kjo nuk është forca reale e kësaj skuadre.

Në momente të caktuara ka lojtarë që e tregojnë vetën dhe duken. Kemi lojtarë të cilët skuadra e vet i mbështet, kështu pse mos ti japim dhe ne besim. Gjashtë gola është shumë vështirë të kapërdihet, dhe pse në momente të caktuar diferenca është shumë e madhe, përsëri gjashtë gola janë shumë”, – ka përfunduar trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Redi Jupi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh