Shpresat / Një tjetër brez futbollistësh nga Kosova po kalon tek Shqipëria

Share Button

AlbanianSport.com 18.01.2017 10:10

ASNN – Një tjetër brez i futbollistëve nga Kosova kanë udhëtuar për në Durrës me shpresë se do t’i bashkohen kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe në të ardhmen do të zëvendësojnë lojtarët si Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Burim Kukeli, Taulant Xhaka, e të tjerë.

Të mërkurën, në qytetin bregdetar nis një grumbullim i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, që njihet ndryshe si Shpresa, që është i pari për trajneri e ri të kësaj grupmoshe, Alban Bushi. Ish-futbollisti i Kombëtares do të ketë nën urdhëra 21 lojtarë të lindur në vitet 1996, 1997 e 1998.

Ndërsa të martën në konferencë për shtyp ka treguar se shumica e tyre janë nga Kosova. Për të afruar futbollistë të rinj në Kombëtaren shqiptare të Nën-21-vjeçarëve, trajneri Alban Bushi do të organizojë nga data 18, deri më 25 janar 2017 një grumbullim prove.

Gjatë këtij grumbullimi, do të provohen lojtarë të rinj të cilët do të kenë mundësi të veshin më pas, fanellën kuqezi. Futbollistë të cilët mund të jenë më pas, pjesë e skuadrës së Shpresave. Ky grumbullim bëhet në data jo të përcaktuara nga UEFA, ndaj disa nga lojtarët kryesorë të ekipit të Nën-21-vjeçarëve kuqezinj, nuk janë lejuar nga klubet që të vijnë.

Nga futbollistët që do të grumbullohen nga data 18, deri më 25 janar, vetëm dy luajnë në kampionatin shqiptar. Bëhet fjalë për Mario Dajsinanin e Partizanit dhe Ymer Shabën e Dinamos. Bushi tha se ka planifikuar dhe do të nisë në Durrës ditën e mërkurë edhe një stazh që do të zgjasë disa ditë me futbollistë që luajnë kryesisht jashtë shtetit

Sipas trainerit, kjo kohë do të shërbejë për ndërtimin e boshtit të skuadrës. Sipas trajnerit, në këtë grumbullim janë thirrur vetëm ata lojtarë që janë lejuar për këtë periudhë të vijnë nga klubet e tyre. Pjesa më e madhe e të thërriturve janë nga Kosova, por bëjnë pjesë në këtë grup edhe futbollistë që kanë qenë kontigjent i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh