Shpresat / Kuqezinjtë e rinj triumfojnë ndaj Andorrës, vlejnë“perlat” e Muçit

Share Button

AlbanianSport.com 07/10/2021 20:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve ka fituar të premten me rezultatin 2-0 ndaj Andorrës, në takimin e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke treguar superioritet gjatë të gjithë lojës. Trajneri Bushi hodhi në fushë këtë formacion: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ndrecka, Asllani, Karrica, Çelhaka, Dobra, Muçi dhe Cara.

Pjesa e parë nis rrezikshëm, me Albion Markun, i cili godet fort një top nga krahu i djathtë i portës, por që grushtohet nga portieri kundërshtar. Kuqezinjtë tentojnë sërish, duke krijuar raste, ndërsa rasti më i pastër do të vinte në minutën e 19-të, me Ndreckën që kroson bukur një top për Tedi Carën brenda zonës, i cili e godet me kokë, duke e dërguar në duart e portierit. Pas disa rasteve përpara portës kundërshtare, momenti i golit do të vinte vetëm në minutën e 36-të.

Ka qenë sulmuesi Ernest Muçi, i cili shkund rrjetën përmes një goditje dënimi të përsosur. Në epërsi kuqezinjtë, të cilët tentojnë sërish, por pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 në favor të tyre. Me nisjen e pjesës së dytë të lojës, autori i golit, Ernest Muçi kërkon të dyfishojë rezultatin, sërish përmes një goditje dënimi, por topi nuk përfundon në rrjetë. Në minutën e 56-të, trajneri kuqezi, Alban Bushi, vendos të bëjë dy lëvizje.

Ai ka nxjerrë nga fusha e lojës Tedi Carën dhe Bernard Karricën e duke u futur në lojë Dijar Nikqin dhe Fatmir Prengajn. Pak minuta më vonë, mesfushori Dobra fiton një 11-metërsh, të cilën vendos ta ekzekutojë Muçi. Portieri mik tregohet i saktë dhe, me shumë vështirësi, e devijon topin mbi shtyllën horizontale. Në të 80-n minutë, Armando Dobra del nga fusha, duke u zëvendësuar nga Peposhi, i cili luan për rreth 14 minuta lojë.

Goli i dytë për kuqezinjtë do të vinte në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt, sërish me Ernest Muçin që shënon nga goditja e dënimit, duke vulosur kështu rezultatin në shifrat 2-0. Shqipëria fiton kështu ndeshjen e parë të këtij muaji ndaj Andorrës, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023, ndërsa 4 ditë më vonë do të luajë kundër Sllovenisë në Stadiumin “Elbasan Arena”. Kombëtarja gjendet në vendin e dytë në grupin G, me 6 pikë të marra në 3 ndeshje të zhvilluara.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh