AlbanianSport.com 18.03.2017 12:55
ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve, që njihet ndryshe si “Shpresa”, Alban Bushi, ka prezantuar listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Moldavinë. Bie në sy prania e 6 futbollistëve që luajnë në kampionatin shqiptar.
Ndërsa ka lojtarë që luajnë edhe në kampionatet e rëndësishme evropiane, si Itali, Greqi, Spanjë e Gjermani. Kështu, Shpresat do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në fund të muajit mars. Kundërshtar i kuqezinjve të vegjël në të dy takimet do të jetë përfaqësuesja e Moldavisë.
Për këto ndeshje trajneri i Kombëtares kuqezi së Nën-21-vjeçarëve, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar. Trajneri Bushi të hënën do të fillojë stërvitjen për ndeshjet miqësore me Moldavinë. Për këto dy ndeshje Bushi ka grumbulluar edhe futbollistë që luajnë në Itali, Spanjë, Greqi apo Gjermani.