Shpresat / Bushi: Jam optimist, kualifikimi nuk është më një utopi

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2021 21:40

ASNN – Përgjatë grumbullimit 10-ditor të Shpresave të Shqipërisë, që nis të hënën, janë planifikuar të luhen dy ndeshje miqësore, teksa është konfirmuar pak ditë më parë ndeshja kundër ekipit të Tiranës. Duke folur për axhendën e grumbullimit dhe nisjen e fushatës së Eliminatoreve të Evropianit 2023, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë më 4 qershor 2021, në fushë të huaj ndaj Andorrës, trajneri Alban Bushi tha: “Ne deshëm të bënim dy ndeshje miqësore me ekipe të huaja. Për arsye të epidemisë nuk gjetëm kundërshtarë për të ardhur në Shqipëri.”

“Ne e kishim të vështirë për të ikur jashtë, – ka vijuar ai. – Do të zhvillojmë një ndeshje me Tiranën dhe një ndeshje tjetër do ta gjejmë në vazhdim që t’i përshtatet Andorrës, mund të jetë një ekip i Kategorisë së Parë që ne të rrimë në mbrojtje, që të kemi një ide se si mund të luajmë me Andorrën. Është një plus për ne sepse e njohim Andorrën. Kemi dalë 2-2 në Andorra, jo sepse nuk e kishim vlerësuar ndeshjen tamam, por u mbrojtën shumë mirë mbrapa dhe ne u munduam të luanim poshtë. Tani e njohim ekipin, e dimë si do të luajmë. Nuk është se do të jetë e thjeshtë, por ne do të fitojmë.”

“Në radhë të parë më bën të ndihem mirë për ekipin e Nën-21-vjeçarëve, që të kemi rezultate, të kemi sukses, – ka thënë Bushi gjatë konferencës për shtyp mbajtur të shtunën. – Së dyti, më bën te ndihem mirë fakti që trajneri Reja ka marrë shumë lojtarë nga ekipi i Nën-21-vjeçarëve, pasi po punohet shumë mirë me të gjitha Kombëtaret e moshave. E kam thënë para 10 vitesh që Shqipëria do të ketë një ekip shumë të mirë në të ardhmen. Ekip që jo vetëm do të kualifikohet në Evropian por do të kalojë edhe ture apo në Botëror.”

“Pasi kam shumë besim sepse shoh një të ardhme shumë të madhe, – ka vijuar ish-futbollisti kuqezi. – Kemi shumë lojtarë cilësorë që luajnë në Serinë A, titullarë në formacion dhe pse mos të mundim edhe ne ekipe si Anglia? Derisa ka lojtarë që luajnë në Ligën e Kampioneve, Broja te Vitese e Arnhemit në Holandë, apo Bare në Spanjë pse mos t’i mundim ne ata? Kështu që do të kemi një Kombëtare shumë të fortë.” Bushi është pyetur edhe për çështjen e talentit Mario Mitaj, i cili është bërë pjesë e Kombëtares së të rriturve.

“Prioriteti i Kombëtares së një vendi është ekipi i parë dhe gjithmonë trajneri ku ka nevojë, aty edhe ai do të marrë lojtarë”, – ka pohuar ai. – Gjithmonë shikohet nga Nën-21-vjeçarët. Por unë mendoj se duhet parë edhe nga kampionati shqiptar sepse ka lojtarë shumë të mirë, siç është Partizani apo Laçi. Por gjithsesi, tani trajneri Reja mendon edhe për edicionet e ardhshme, të 2024 dhe Mitaj deri atëherë mund të jetë 20 vjeç dhe është një lojtar për t’u pasur në konsideratë, derisa luan tek AEK-u i Athinës, me një ekip shumë të mirë dhe cilësor në Greqi.”

“Mendoj që e meriton ftesën për të qenë pjesë e ekipit Kombëtar të të rriturve, por gjithsesi, ai mund të jetë përsëri pjesë e Nën-21-vjeçarëve, – ka vijuar trajneri i Nën-21-vjeçarëve kuqezi. – Nuk është se u thirr nga Kombëtarja A dhe do të qëndroje atje sepse është akoma i vogël dhe i duhet të marrë eksperiencë.” Në mbyllje, Bushi ka folur edhe besimin e tij tek kualifikimi. “Unë jam shumë optimist, kam qenë optimist që në edicionin e parë që kisha shumë besim se do të kualifikoheshim, – ka thënë Bushi. – Kemi humbur pikë, mbase edhe nga përvoja dhe unë kam gabuar shumë herë në shumë ndeshje.”

“Tani dua që të më vijë dhe njëherë një ndeshje në të cilën të jem në epërsi dhe t’i menaxhoj mirë ato minutat e fundit, – ka theksuar trajneri. – Kam më shumë përvojë tani dhe mendoj që do të kemi më shumë përvojë dhe mendoj që do të kemi përsëri sukses dhe do të kemi ndeshje shumë të mira. Për kualifikimin, është shpejt të flas sepse kemi Anglinë që është shumë e fortë kurse ekipet e tjera janë të përballueshme. Ne shpresojmë të kemi grupin e plotë, mos të kemi probleme me dëmtimet dhe pastaj mendoj që do të bëjmë mirë.”

“Sepse sidomos te moshat mund të mundësh çdo kundërshtar. Hiq Anglinë dhe Francën, që janë ekipe shumë të forta, me të cilat jemi përballur, me ekipet e tjera mund të përballemi, me Italinë, Spanjën, të cilat menaxhohen. Me ekipet e tjera mund të ndodhë gjithçka, mund të na mundë Andorra por mund të fitojmë edhe me Republikë Çeke”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të Nën-21-vjeçarëve, Alban Bushi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh