AlbanianSport.com 22.01.2015 17:35
ASNN – Ka shpërthyer Iliria, e cila ka shënuar pesë gola në vizitën shijakase në miqësoren e luajtur dje përballë Erzenin në stadiumin “Tofik Jashari”. Ajo që duhet vlerësuar është fakti se kjo ishte miqësorja e parë e Erzenit në periudhën përgatitore dimërore, e cila për shijakasit ka nisur më 12 janar.
Kurse për fushëkrujasit ky ishte testi i tretë përgatitor. Janë mundur nga Laçi, 1-2, dhe nga Partizani 0-5. Por dje nuk kanë falur më, ndërsa kanë treguar një nivel më të lartë sesa shijakasit, të cilët, nga ana tjetër, pretendojnë që vitin e ardhshëm të jenë në Kategorinë e Parë.
Pesë gola në portën shijakase, ndërsa nga Iliria është larguar Anton Lleshi, që ka firmosur për Sopotin. Kurse tek Erzeni konfirmohet ardhja e portierit të Këlcyrës, Daniel Xheli. Përfundimisht Iliria e Fushë-Krujës ka treguar forcën e vet në miqësoren e luajtur ndaj Erzenit në Shijak.