Shpërthen Dinamo, 3 gola Sopotit për t’u rikthyer në “vallen e madhe”

Share Button

Dinamo-Sopoti-2014-rreshtimi

Gjergj Vyshka 21.12.2014 11:35

Dinamo mund të quhet skuadra e golave ekstrem, sepse ka shënuar fillimisht në fillimet e dy pjesëve të lojës dhe më pas e ka vulosur ndeshjen gjashtë minuta përpara përfundimit të saj. Mirëpo edhe në këtë sukses, me këtë rezultat të pastër e të thellë, 3-0, Dinamo përsëri ka qenë me zemër në dorë. I ka mbajtur njerëzit me gjak të ngrirë, veçanërisht në pjesën e parë, sepse vazhdon të vuajë sëmundjen e tërheqjes në zonën e vet në ruajtjen e rezultatit.

Dhe mund e duhet ta kishte pësuar, sepse Sopoti e ka gozhduar në zonën e saj për më shumë se 30 minuta. Miqtë pasi kanë pushtuar mesfushën, kanë ditur më pas të ndërtojnë ofensivën e tyre. Katerina Pinto në të majtë të sulmit librazhdas është problematik. Por po të tillë janë dhe Polisi e Dhimo, shtatshkurtër, por gjithnjë shqetësues për dy qendrat e larta të mbrojtjes blu Thana e Shkalla. E po kështu dhe Ballkoçi.

Që nga minuta e 11-të e deri në të 31-tën, Sopoti ka gjuajtur të paktën pesë herë dhe goli është shmangur nga pritjet e Lamellarit. Në pjesën e dytë, edhe për shkak të lodhjes fizike të miqve, Dinamo ka zhvendosur shpejt lojën përpara. Goli i dytë i Capës ka hapur skuadrën e Sopotit që nga mbrojtja e deri në sulm dhe dinamovitët mund të kishin shënuar dhe të tjerë gola. Ka mbetur vetëm një për Imamin, sepse të tjerët, që kanë pasur raste për shënim, kanë qenë të pafat.

Në përfundim 3-0 për Dinamon, vendi i dytë dhe vetëm një pikë larg kryesueses Lushnja, kurse ndeshja e 7 shkurtit 2015 në “Roza Haxhiu” duket se do të vendosë shumë dhe për kreun e grupit të Jugut. Megjithatë si trajneri Mehmeti, ashtu dhe homologu i tij, Stojku, që tani kanë nisur të mendojnë për përforcimet nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër.

 

Dinamo – Sopoti                                           3-0

Shënues: Thana 3’, Capa 49’(11-m.), Imami 84’

Dinamo: Lamellari, Tafaj, Shkalla, Thana, Imami, Muça, Ferraj (Tahiraj 84’), Arifaj, Rezi (Mezini 62’), Capa (Sorra 73’), Turdiu. Trajner: D. Mehmeti

Sopoti: Shtrepi, Kelmendi, Dhimo (Iljaz 60’), Bello, Ballkoçi, Kastrati, Lamej (Hoxha 46’), Halilaj, Caka (Karaj 73’), Polisi, Katerina Pinto. Trajner: G. Stojku

Gjyqtarë: A. Koçi, M. Sadikaj, R. Mersinasi (Durrës)

Kartonë të verdhë: Ferraj, Sorra / Kelmendi

 

Minutat e golave:

3’ Goditje këndi për Dinamon, në të djathtë të sulmit blu. Ferraj ka pasuar shkurt për Capën, i cili e ka krosuar topin për në zonën e rreptësisë librazhdase, atje ku Thana, me një gjuajtje të bukur me kokë, e ka dërguar topin në krahun e majtë të Shtrepit. (1-0)

48’-49’ Goditje këndi për Dinamon në të majtë të sulmit blu, Capa e ka hedhur topin tek Muça, i cili në pozicion ballor me portën e Sopotit, në një largësi prej rreth 20 metrash, ka gjuajtur fort, por topi është ndalur në dorën e mbrojtësi Kelmendi dhe Koçi ka akorduar 11-metërsh e njëkohësisht dhe karton të verdhë për futbollistin librazhdas. Nga pika e bardhë ka goditur Capa, që ka shënuar në të majtë të Shtrepit. (2-0)

84’ Kombinimi Mezini-Sorra ka nxjerrë në një pozicion të volitshëm Imamin, i cili ka gjuajtur fort dhe ka shënuar në të djathtë të portierit librazhdas Shtrepi. (3-0)

 

Minutat e tjera:

11’ Katerina Pinto ka shpërthyer nga e majta e sulmit librazhdas, ka krosuar për në zonën e rreptësisë së Dinamos, godet Ballkoçi, por mbrojtësit blu e kanë larguar topin në goditje këndi. Pas krosimit nga flamuri i këndit, Lamellari me një dalje të shpejtë ia ka hequr topin nga koka Katerina Pintos dhe ka larguar rrezikun.

17’ Pas një aksioni të gjatë të miqve, topi ka përfunduar tek Cake, i cili ka gjuajtur në ecje e sipër, në një distancë prej rreth 20 metrash, por Lamellari përsëri ka pritur.

31’ Polisi ka shërbyer pas shpinës së mbrojtjes dinamovite për Dhimon, por Lamellari është më i shpejtë në daljen e tij, ndaj dhe ka arritur e ka larguar rrezikun nga zona dinamovite.

41’ Turdiu ka ulur topin për Capën, që gjuan fort në ecje e sipër, në një distancë prej rreth 20 metrash, por ka pritur në pozicion Shtrepi.

44’ Imami ka gjuajtur fort në një pozicion diagonal me portën librazhdase, por ka grushtuar Shtrepi dhe më pas mbrojtësit miq e kanë larguar rrezikun nga zona e tyre.

56’ Katerina Pinto ka gjuajtur fort në ecje e sipër, në një distancë prej rreth 20 metrash, por Lamellari ka pritur i sigurt.

69’ Kundërsulm i shpejtë i Dinamos, Ferraj e ka ngritur topin mbi portierin Shtrepi, por tek vija “fatale” e portës së Sopotit është gjendur Hoxha, i cili e ka larguar rrezikun.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh