AlbanianSport.com 17.03.2017 13:35
ASNN – Veprimtaria më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka hedhur sot në mesditë shortin e turit çerekfinale, duke përvijuar edhe 4 betejat e fundit drejt finales së madhe të majit.
Dhe shorti ka qenë i pamëshirshëm me skuadrat e mëdha dhe i pamishëshirshëm me ato më pak të favorizuara. Kështu, finalistja e vjetshme, Atletiko e Madridit, do të përballet me kampionen e Anglisë, Leister Sitin.
Ndërsa Borusia e Dortmundit do të ndeshet me Monakon. Ndërkaq, në dy duelet e tjera, Bajerni i Mynihut do të përballet me kampionen në fuqi të kontinentit, Realin e Madridit, në atë që është padyshim një finale e parakohshme.
Jo më pak i fortë është dueli i fundit, ai midis Juventusit dhe Barcelonës, ndërsa ndeshjet e para të çerekfinaleve luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit, një javë më pas, më 17 dhe 18 dhe 19 prill 2017.