AlbanianSport.com 26.07.2015 22:35
ASNN – Shqipëria dhe Italia do të përballen me njëra-tjetrën në eliminatoret e Kupës së Botës 2018, por ndërkohë shorti rezervoi dhe një “derbi” në stol, midis Antonio Kontes dhe Xhovani De Biazit.
Strategu italian nuk ka ngurruar të flasë për “La Gazzeta dello Sport”, duke thënë fjalët më pozitive. “Ata po bëjnë gjëra të mëdha, kanë mundur Francën 1-0, ndërsa në Xhenoa fituam ne, por ata ishim shumë të organizuar”, – ka deklaruar trajneri italian
“Italia mbetet sidoqoftë superiore”, – shtoi Konte. Ndërkohë që strategu i Spanjës, Visente del Boske vlerëson kundërshtarët. “Italia është e vështirë, Shqipëria është në rritje. E njoh Italinë, por Konte i ka ndryshuar”, – tha shkurtimisht trajneri spanjoll.