AlbanianSport.com 21.12.2014 20:20
ASNN – Shkumbini ka fituar me dy gola të shënuar në pjesën e dytë ndaj Pogradecit dhe, në minutën e 67-të, një krosim në zonë nga goditja e këndit e Kafazit dhe Lundraxhiu, me shtatlartësi më të madhe se sa mbrojtësit liqenorë, godet dhe portieri Miraka e ka ndalur topin në momentin e parë, por më pas ka përfunduar së bashku me të brenda në rrjetë.
Ndërsa në minutën e 74-t, një top i servirur brenda zonës nga Sulkja për Artur Maganin, i cili përballë Mirakës godet dhe shënon. Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Shkumbinit, Ilir Gjyla, vlerësoi faktin që skuadra diti të dalë mbi ngërçin psikologjik. “Gjatë gjithë ditëve, kemi karikuar dhe motivuar lojtarët edhe pas humbjes në Ballsh”, – ka deklaruar ai.
“Djemtë luajtën mirë, ndërsa përballë kishim një Pogradec të mirëorganizuar, – ka vijuar, trajneri i Shkumbinit, Ilir Gjyla. – Në pjesën e parë vetëm goli na mungoi, ndërsa në pjesën e dytë arritëm të gjejmë edhe golat. I falënderoj djemtë për gjithçka që dhanë në fushë.”