AlbanianSport.com 14.03.2015 14:55
ASNN – Shkumbini ka udhëtuar që të premten pasdite drejt Sarandës, atje ku sot do të jetë përballë Butrintit në ndeshjen e parë të fazës së tretë. Peqinasit kanë bërë stërvitjen e fundit dje paradite e më pas janë nisur për në qytetin bregdetar.
Nisur nga dëshira e tyre për mbijetesë në Kategorinë e Parë, por dhe nga ndeshjet e fundit të luajtura, peqinasit janë të bindur se do të mund t’ia dalin përballë Butrintit vendas.
Vështirësia e këtij takimi dihet, sepse sarandjotët nuk kanë hequr dorë nga objektivi i tyre për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. E megjithatë peqinasit kanë të tjera plane për veten e tyre.
Ndaj për të qenë sa më gati për ndeshjen përballë Butrintit, Shkumbini ka qenë që mbrëmë në Sarandë.