AlbanianSport.com 08.10.2014 17:55
ASNN – Në skuadrën e Shkumbinit ka pllakosur heshtja, sepse askush nuk di të japë një shpjegim me atë që po ndodh në këtë kamp. Dy takimet e para në këtë sezon kanë nisur si mos më keq për bardhekaltërtit, të cilët janë mundur dhe tani janë në fund të klasifikimit.
Kjo është diçka e pazakontë për këtë skuadër, e cila nuk është mësuar që të jetë në të tilla nivele. Megjithëse duke parë ato që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Peqin edhe mund të pritej diçka e tillë. Tani objektivat e Shkumbinit ndryshojnë disi, pasi duhet të dalë menjëherë nga kjo krizë dhe të mos rrezikojnë rënien nga Kategoria.
Pasi në të kundërt kjo do të ishte diçka e papranueshme për këtë skuadër. Të gjithë nga Shkumbini presin një kthesë në javët e ardhshme dhe, duke parë lojtarët që ka në dispozicion, janë të gjitha gjasat që peqinasit të rikthehen tek rezultatet pozitive dhe të mos rrezikojnë më tej.