AlbanianSport.com 16.09.2016 18:00
ASNN – Peqinasit janë duke u përgatitur intensivisht për nisjen e kampionatit. Një nga lojtarët që pritet të mbajë peshën në këtë sezon tek Shkumbini është mesfushori Nezha, që për mediat sportive të ditës do të deklarohej optimist.
“Ekipi ka afro dy muaj që vazhdon përgatitoren dhe ka bërë përmirësime të dukshme pothuajse çdo ditë, – ka thënë ai. – Kjo frymë e punës në ekip na motivon dhe na ka bërë të presim me padurim fillimin e sezonit.”
“Kam qenë në tratativa me disa ekipe të Kategorisë së Parë dhe më shumë kam qenë i anuar për të provuar një eksperiencë të re, – ka vijuar mesfushori peqinas. – Por në fund vendosa të qëndroj tek Shkumbini për të gjitha hapësirat që më janë krijuar.”