AlbanianSport.com 04.10.2014 09:00
ASNN – Shkumbini-Bylis, një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së dytë të grupit të Jugut në Kategorinë e Parë, do të luhet në Peqin. Dhe kjo është bërë falë një ndërhyrje energjike të deputetit të Peqinit, Aqif Rakipi, pranë kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas së cilës është siguruar dhe pjesëmarrja e forcave të rendit në atë ndeshje.
Në këtë rast, të paktën edhe sipas faqes së KS Shkumbinit në “Facebook”, ka pasur dhe një falënderim nga kryebashkiaku i Peqinit, Ilir Rrushi. “Peqini është me fat që ka një njeri që do qytetin dhe futbollin e tij, – ka theksuar kryebashkiaku peqinas. – Së pari dëshiroj t’iu kërkoj ndjesë për të argumentuar se kjo deklaratë e imja nuk është një aferë, apo një reklamë politike.
“Përkundrazi gjej rastin që në emër të të gjithë dashamirësve të futbollit peqinas të falënderoj deputetin Rakipi, i cili falë ndërhyrjes së tij pranë kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri bëri mundur zhvillimin e ndeshjeve në Peqin me praninë e focave të rendit dhe kjo me praninë e forcave të rendit. Ndaj i themi dhe një herë tjetër faleminderit”, – ka thënë kryebashkiaku Rrushi.