AlbanianSport.com 10.09.2016 21:05
ASNN – Këtë fundjavë peqinasit do të mbyllin përgatitoren me një udhëtim drejt Elbasanit. Gjatë këtyre përgatitoreve, peqinasit nuk kanë mundur të fitojnë asnjërën prej tyre, por loja ekipit ka pësuar ngritje nga njëra ndeshje në tjetrën.
Kjo sfidë e gjen Shkumbinin me përforcime të reja, ndërsa Branica do të provojë forcat në prag të nisjes së sezonit të ri. Këtë sezon duket se puna më e madhe në repartin e mesfushës do të bjerë mbi mesfushorin Albano Isai.
Lojtari ka përfituar shumë eksperiencë si tek Shkumbini, ashtu dhe tek Elbasani. Kjo do të shërbejë më së miri që lojtari të ndihmojë ekipin në sfidat e vështira që e presin këtë sezon.
Dhe për mediat sportive të ditës, Isai do të deklaronte: “Jemi në muajin e dytë të përgatitores dhe mendoj se me punën tonë kemi ecur mirë. Këtë e tregon forma e të gjithë shokëve në ekip.”
“Megjithatë mendoj se kemi punë për të bërë deri në momentin e nisjes të sezonit”, – ka përfunduar futbollisti peqinas.