AlbanianSport.com 15.08.2015 22:30
ASNN – Teksa po mbyllin javën e katër të përgatitores tek Shkumbini shumë pak gjëra duken se do të ndryshojnë. Veç punës intensive të trajnerit Ilirjan File dhe stafit të tij teknik me lojtarët nuk ka asnjë ndryshim tjetër në veçanti, të paktën nga lëvizjet prej tregut të futbollistëve në verë prej së cilës peqinasit presin shumë.
Megjithatë drejtuesit e Shkumbinit janë të bindur se shumë shpejt do të kenë në dispozicion lojtarë të tjerë për të forcuar grupin. Kështu më parë një përgjigje pozitive ka ardhur tashmë nga Xhuliano Turhani, i cili ka konfirmuar kthimin e tij të martën pranë ekipit.
Lojtari kthehet nga një vizitë në Gjermani dhe tashmë do të duhet t’i bashkohet punës me grupin. Përveç tij, me grupin pritet të bashkohet dhe Vogli, i cili tashmë është kthyer nga Italia. E shumë shpejt të dy këta lojtarë do të rrisin cilësinë në ekip.