Gjergj Vyshka 01.03.2016 18:05
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka bërë të ditur se tashmë janë caktuar vendet e finaleve të Kupës së Shqipërisë.
Për meshkuj, atje ku do të jenë përballë njëra-tjetrës Vllaznia, Tirana, Studenti dhe Teuta, do të luhet më 9 dhe 10 mars 2016 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër.
Kurse për femra, ndërsa përballë do të jenë Barleti Volej, Tirana, Teuta dhe Vllaznia, do të luhet më 11 dhe 12 mars 2016 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Pritet një finale e ethshme, atje ku do të jenë të pranishëm dhe drejtuesit e kombëtareve, meshkuj dhe femra.