Shkodër / Sinani: Veç futbollit, edhe fondi për shumësportëshin, i pamjaftueshëm

Share Button

Shkodra-qytet-naten

Gaspër Marku 30.04.2016 19:40

ASNN – Shifrën prej 500 milionë lekësh të vjetra, që Këshilli Bashkiak ka menduar t’i akordojë KF “Vllaznia”, Vioresin Sinani e konsideron të ulët. Duke sqaruar se 200 milionë do të shkojnë për borxhet që klubi ka trashëguar më përpara, 70 të tjera për stafin dhe 30 për Akademinë Vllaznia, i mbetet që për skuadrën të jenë vetëm 200 milionë. “Mendoj se për futbollin në veçanti është një shumë e vogël pasi me sa di unë objektivi për sezonin e ardhshëm është që Vllaznia të kapë zonën e pjesëmarrjes në Kupat e Evropës dhe me këtë buxhet duket krejt e pamjaftueshme për të arritur atë objektiv”, – ka thënë ish-futbollisti.

“Prandaj do të kërkoj që të rishikohet mundësia e shtimit të shifrës së buxhetit për KF “Vllaznia”””, – ka shtuar Sinani. Ai ka vënë në dukje që ajo shumë që mbetet për skuadrën është krejt e vogël për të ndërtuar një ekip konkurrues për sezonin e ri futbollistik. Pjesë e buxhetit për sektorin e futbollit konsiderohet edhe miratimi për shifrën e 100 milionëshit për llogari të stadiumit “Loro Boriçi”, ku stafi bashkiak e ka planifikuar menaxhimin e këtij stadiumi. Një shumë që sipas kryebashkiakes Ademi në fakt është në prizmin eksperimental duke qenë se akoma nuk ka përfunduar ndërtimi i plotë i impiantit sportiv.

Deri atëherë mund të ketë edhe lëvizje të tjera qoftë nga Federata, apo edhe nga Bashkia. Megjithatë, edhe për këtë zë, ish-kapiteni i Vllaznisë ka rezervat e tij. “Edhe këtu mendoj se fondi është i pamjaftueshëm sepse duke pas parasysh se është një impiant luksi kam frikë që në vazhdimësi do të duhet të shtohet sërishmi edhe ndonjë kuotë tjetër për të qenë më komod në mirëmbajtjen e tij”, – theksoi ai. Ndërkohë që të njëjtin shqetësim ka përcjellë edhe për buxhetin e akorduar në favor të Sport Klub Vllaznisë për shumësportëshin.

“Sportet elitare, basketbolli, volejbolli për meshkuj dhe femra, boksi, peshëngritja, atletika, xhudo, çiklizmi etj,. e kanë nderuar dhe vijojnë ta nderojnë vazhdimisht Shkodrën. Prandaj duhet patjetër që edhe ndaj tyre të ketë më tepër vëmendje për një fond më tepër”, – ka përfunduar kreu i Komisionit të Sportit në Këshillin Bashkiak Shkodër, Vioresin Sinani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh