AlbanianSport.com 28/11/2018 19:50
ASNN – Shkëndija e Tetovës më në fund është ndalur dhe ka pësuar një humbje të hidhur këtë të mërkurë, sepse u mund brenda në Tetovë nga Akademija Pandev 1-0, në kuadër të javës së 15-të të kampionatit të futbollit të këtij vendi. Ishte një humbje e papritur dhe që komplikon situatën për kampionen në fuqi të Maqedonisë, e cila, edhe pse e ruan kreun e renditjes me 37 pikë, tani rrezikohet nga Vardari i Shkupit.
Ky i fundit fitoi të mërkurën 3-0 ndaj Pobedës dhe është ngjitur në 34 pikë, pra vetëm tri pikë larg. Për Shkëndijën ishte zhgënjim kjo ndeshje dhe pas 7 fitoresh radhazi, duket se këtë herë tetovarëve u ra “sysh”. Ndërkohë, ndeshja tjetër e skuadrave shqiptare, ajo mes Shkupit dhe Renovës, u mbyll në barazim 1-1, duke bërë të ndajnë nga një pikë, mjaftueshëm për këtë etapë të kampionatit dhe për pozicionet në renditje.
Humbja e Shkëndijës mund të lidhet me mungesën e sulmuesit kryesor, Besar Ibraimi, i cili është shtyllë e skuadrës tetovare dhe mungesa e tij sjell dobësi në reprtin ofensiv dhe mungesa e golit penalizon skuadrën kuqezi, kampionen në fuqi të ligës së parë të Maqedonisë. Gjithsesi, Shkëndija vijon edhe pas kësaj jave të mbajë kreun e renditjes në Superligën e Maqedonisë.
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Shkëndija Tetovë 37
- Vardari Shkup 34
- Akademia Pandev 29
- Rabotniçki 26
- Renova 21
- Shkupi 20
- Makedonija 18
- Pobeda 17
- Belasica 17
- Sileks 15