AlbanianSport.com 31.10.2015 18:55
ASNN – Rezultatet e arritura deri tani nga Shënkolli janë të kënaqshme. Dhe kjo shihet dhe nga pozicioni që skuadra ka në renditje në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Stafi teknik i skuadrës me në krye trajnerin Bruka po tregon se Shënkolli do të jetë pretendent për të qenë në Kategorinë e Parë. Sipas mbrojtësit të Shënkollit, Blendi Zefi, kjo skuadër nuk e meriton të jetë në Kategorinë e Dytë. “Duam patjetër që sezonin e ardhshëm të jemi në Kategorinë e Parë, – ka thënë ai. Ekipi ynë është i përgatitur mirë si nga ana teknike, ashtu dhe taktike.”
“Pozicioni që ne kemi aktualisht në renditje na ka rritur moralisht, – ka vijuar Zefi. – Dhe për rrjedhojë jemi optimist për ndeshjen e radhës me Teutën B.” Por në të njëjtën kohë për gazetat sportive të ditës ka folur dhe trajneri i Shënkollit, Altin Bruka, i cili ka vlerësuar lojën e ekipit. “Unë jam shumë optimist për ndeshjen me Teutën B, – ka thënë ai. – Do të mundohemi shumë për ta fituar ndeshjen, pasi 3-pikëshi do të ketë vlera për skuadrën tonë, sepse do të na ngjisë në shkallët e renditjes. Në ekip kemi tani lojtarë të pjekur si Mashi, Buraku e Mirdita.”
“Janë lojtarë që dinë ta organizojnë skuadrën dhe ta çojnë atë drejt fitores. Ndeshjen me Teutën B do ta luajmë në Krujë, pasi atje kemi kontratën derisa të bëhet stadiumi jonë. 50 përqind e fushës është rregulluar dhe besoj se së shpejti do të përfundojë dhe do të luajmë atje. Dua të përgëzoj tifozët tanë, të cilët na kanë ndjekur duke lojtari ynë i dymbëdhjetë. Dua që ky publik kaq i zjarrtë të udhëtojë së bashku me drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë”, – ka përfunduar Bruka, ndërsa Shënkolli vijon të rrisë vlerat e tij.