AlbanianSport.com 16.09.2016 16:10
ASNN – Shënkolli, si debutuese e Kategorisë së Parë pas vetëm tre vjet jetë, po stërvitet intensivisht nën drejtimin e ish-ndihmësit të Alban Brukës, Arianit Margjoni. Ka gjasa që Margjoni të mbetet përsëri ndihmës i Alert Alcanit, një ish-futbollist lezhjan, por që ka luajtur me sukses në skuadrat me zë të Superiores, duke qenë deri ndihmëstrajner i Partizanit.
Synimi i shënkollasve është mbijetesa në këtë kategori, por për të realizuar këtë po punohet intensivisht për ndërtimin e skuadrës me futbollistë cilësorë. Arjanit Margjoni ka rreth 20 vjet që po stërvit breza moshash në Shënkoll dhe vetëm para tre sezonesh ia arritën që skuadrën e tyre ta përfshinin në nivelin profesionist duke e ngjit në Kategorinë e Dytë, nivel që e lanë fundsezonin që lamë pas për t’u ngjit në Kategorinë e Parë.
Një sukses historik padyshim që ka kontributin financiarë të donatorit Artan Djala dhe atë teknik të trajnerit Alban Bruka, një ish-futbollist I Besëlidhjes dhe më vonë edhe trajner i saj. Përveç futbollistëve që mbyllën sezonin, tek Shënkolli priten shumë futbollistë, madje edhe emra të njohur si sulmuesi tiranas Julian Malo, që e ka arrit akordin dhe futbollistët e tjerë Kaloshi, Thana, Përgjini dhe ndonjë tjetër.