AlbanianSport.com 24/01/2024 18:40
ASNN – “Më tepër se kualifikimi, vlen karakteri”. Kështu ka deklaruar trajneri i Partizanit, Shehi, vlerëson reagimin në Kupë përballë Apolonisë, ndërsa homologu i tij, Artan Merxhushi, shprehu keqardhjen që skuadra e tij nuk e ruajti epërsinë. “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e trajtuam me shumë rëndësi si para dhe gjatë sfidës, – ka thënë Shehi. – E vlerësuam dhe jemi të kënaqur që mundëm të kualifikoheshim, pasi kur bëhet fjalë me një takim mund të ndëshkohesh.”
“Jam i kënaqur që ekipi reagoi edhe pas disavatazhdit dhe Skuka që shënoi, por më gëzon edhe rikthimi Prekës që vjen pas dëmtimit të gjatë, – ka vijuar ai. – Nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi. Në manovër jemi përmirësuar. Nuk kemi vetëm një variant, pasi edhe sot ndryshuam. Karakteristikat e lojtarë janë të ndryshëm dhe në varësi të tyre do të ndryshojmë manovër. Duke qenë organika e plotë do të kemi 2-3 variante, rëndësi ka të njohim mirë veten tonë dhe njëri-tjetrin.”.
“Në fund lojtarët janë të rëndësishëm pasi janë ata që interpretojnë në fushë. Nuk heqim dorë nga trofe çdo trofe është i rëndësishëm. Edhe në Superkupë ekipi e tregoi se është i rëndësishëm për klubin çdo trofe. Jam i bindur se do të shkojmë deri në fund për të dy trofetë”, – ka përfunduar Shehi. “Përgjithësisht kemi bërë mirë duke ditur edhe gjendjen dhe kontingjentin e Partizanit”, – ka deklaruar Merxhushi. – Ata e kishin detyrim të fitonin, ishin të karikuar pas humbjes me Laçin, kështu që nuk ishin në gjumë.”
“Bëmë ndeshje të mirë, ishim të ekuilibruar, rezultati 3-1 nuk është real, pasi patëm një mundësi pas 2-1, – ka vijuar ai. – Jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe diferencën e bën organika. Stoli i Partizanit u tregua efikas dhe bënë diferencën, ata kanë dy 11-she. Ndërsa ne kemi vështirësi dhe mangësi bë stol. Kupa nuk u neglizhua, objektiv është kampionati për ne. Do të luftojmë, do të mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje edhe “play off” është një mundësi për Superioren”, – ka përfunduar trajneri i Apolonisë, Artan Merxhushi.