AlbanianSport.com 12.01.2015 17:40
ASNN – Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka lavdëruar transferimin e mesfushorit Xherdan Shaqiri, dhe sulmuesit Lukas Podolski, gjatë këtij merkatos së janarit. “Shaqiri e ka dëshmuar në Botërorin e fundit se çfarë është në gjendje të bëjë, – deklaroi Morati për mediat italiane. – Jam kureshtar ta shoh në aksion me Interin.”
“Ndërsa Podolski është provuar si një futbollist inteligjent dhe me përvojë, – ka vijuar ai. – Më ka bindur kundër Juventusit, dhe e përsëriti ndaj Xhenoas. Ai dhe Shaqiri janë përforcime të mëdha”, u shpreh ish-kreu i gjigantit milanez. Ndërkaq, përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, ka bërë të ditur se objektivi i tij afatgjatë është titulli i kampionit në Serinë A.
Shaqiri iu bashkua “zikaltërve” gjatë merkatos së janarit, duke u larguar nga Bajerni i Mynihut dhe, tashmë e ka të qartë objektivin e tij. “Objektivi afatgjatë është titulli i kampionit”, – deklaroi Shaqiri gjatë një intervistë për median zvicerane të fundjavës, “SonntagsBlick”.
“Kam lexuar se edhe kur erdhi Lotar Matthaus më 1988, Interi nuk kishte fituar për një kohë të gjatë, por ia doli më 1989. E marr si një shembull të mirë”, – ka përfunduar gjilanasi i përfaqësueses zvicerane.