“Shaqiri”, helvetët kryqëzojnë Klopin & Liverpulin: Fituan nacionalistët serbë!

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2018 16:30

ASNN – Mediat zvicerane sulmojnë Klopin dhe Liverpulin që la jashtë Shaqirin: U përulën nga presioni i serbëve. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop dha dy herë argumentimin e tij për lënien jashtë skuadrës të Xherdan Shaqirit në kuadër të përballjes së kthimit me Crvena Zvezdën (Yllin e kuq) e Beogradit. Ashtu si në konferencën e parë në Liverpul, edhe në kryeqytetin serb trajneri gjerman i “Të kuqve” tha se e la jashtë shtatshkurtrin për të mos krijuar incidente dhe që kjo ndeshje të shërbejë vetëm për futboll e aspak për politikë.

Por mediat zvicerane sot e kanë “masakruar” Klopin , duke e quajtur frikacak dhe një njeri që ngatërroi futbollin me politikën. Madje mediumet sportive zvicerane dhe jo vetëm e konsiderojnë deklaratën e Klopit të papërgjegjshme dhe gjithë kjo sjellje e tij dhe e klubit të Liverpulit tregon përulësi ndaj serbëve, të cilët e fituan duelin e tyre me anglezët vetëm për këtë fakt, duke i ndryshuar formacionin Jurgen Klopit.  Sipas mediave zvicerane, presioni politik në futboll u shtua me lënien jashtë ekipit të Xherdan Shaqirit.

“Shaqiri u la jashtë nga një gjest, por që nuk ka aspak lidhje me një deklaratë politike, – shkruajnë mediat helvete. – Ai u la jashtë që të mos përzihet politika me sportin. Liverpuli po lejon politikën të ndërhyjë në sport dhe kjo është edhe më tragjike. Fituesi është caktuar përpara fillimit: Janë nacionalistët serbë. Edhe nëse yjet e tyre të kuq nuk shkëlqejnë sonte dhe pësojnë humbje, nacionalistët mund të krenohen. Më e pakta, është që ata arritën të ndryshojnë formacionin e Liverpulit edhe pa qenë aktivë në fushën e blertë.”

“Edhe, ta mendosh se takimi Crvena Zvezda-Liverpul nuk ka prodhuar tituj të mëdhenj në media, deri në momentin që ndërhyri Klop dhe njoftoi se nuk do të grumbullojë Shaqirin”, – përfundojnë mediumet zvicerane. Çfarëdo rezultati të ketë nga kjo ndeshje, duket se serbët e korrën fitoren e tyre të parë në grup, pasi detyruan klubin anglez të mos merrte me vete në Beograd shqiptarin Xherdan Shaqiri. Dhe ky nuk është futboll por politikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh