Shaqiri flet pas debutimit në Premier Ligë: Mëkat që nuk fituam

Share Button

Xherdan-Shaqiri-Stouk-Noruic-ok

AlbanianSport.com 24.08.2015 07:55

ASNN – Xherdan Shaqiri debutoi të shtunën për Stouk Sitin me një pasim goli, në barazimin e 1-1 që skuadra e tij mori në fushën e Noruiçit, në “Kerrou Roud”. Pas ndeshjes, mesfushori kosovar ka treguar se si ndihej pas këtij debutimi. “Ishte ndeshja ime e parë pas një kohë të gjatë, por jam i gatshëm dhe ndihem mjaft mirë, – deklaroi Shaqiri për faqen zyrtare në Internet të klubit anglez, që njihet me nofkën “Potters”.

“Isha paksa i lodhur në fund të ndeshjes, por megjithatë u ndjeva mirë në ekip dhe mendoj se do na shihni duke u përmirësuar gjatë vazhdimit të sezonit, – vijoi gjilanasi. – Unë e shijova lojën dhe mendoj se ishte një lojë e mirë. Është mëkat që nuk fituam, por gjëja kryesore është se ne nuk humbëm e në fund ishte një pikë e rëndësishme për ne.”

“Kaluam në epërsi me një gol të bukur, por më pas luajtëm ndoshta shumë të tërhequr dhe u jemi mirënjohës pritjeve të (portierit) Xhek, kështu që mendoj se ishte një pikë e mirë për ne”, – theksoi futbollisti kosovar i përfaqësueses zvicerane, që është në fakt edhe blerja më e shtrenjtë e klubit modest. “Natyrisht, ne gjithmonë duam të fitojmë, kështu që javën tjetër shpresoj që ta bëjmë një gjë të tillë”, – premtoi ai.

“Mbështetja ishte e jashtëzakonshme, mbi të gjitha kur u thirr emri im, – pohoi ish-futbollisti i Bazelit, Bajernit dhe Interit. – Do të jetë edhe më mirë kur t’i dëgjojmë ata duke kënduar në fitoret tona dhe jam i sigurt se në ndeshjet e ardhshme ne do ta bëjmë këtë dhe do të vazhdojmë të ecim përpara. Të gjithë kanë qenë mbështetës ndaj meje, që kur kam arritur këtu dhe ndihem mjaft mirë të jem pjesë e tyre.”

“Mirëpo, më e rëndësishme për ne është që t’i marrim tri pikët”, – përfundoi 23-vjeçari, i cili i kushtoi Stouk Sitit plot 17 milionë euro, një transferim rekord absolut për këtë klub anglez.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh