AlbanianSport.com 31.01.2015 11:20
ASNN – Roberto Mancini pritet ta zgjedhë Xherdan Shaqirin para Lukas Podolskit për ndeshjn e radhës në Ligën e Evropës. Sipas mediave italiane, trajneri i Interit ende nuk ka vendosur se cilin nga futbollistët e ri, Xherdan Shaqirin apo Lukas Podolskin, do ta përfshijë në listën e lojtarëve për turin e 32-shes së veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.
Por, sipas faqes sportive në Internet, “inter-news.it”, strategu italian pritet ta zgjedhë mesfushorin kosovar kundrejt futbollistit të përfaqësueses së Gjermanisë. Sipas kësaj medieje, Mançini nuk e ka asnjë lojtar me karakteristikat e ish-futbollistit të Bajernit të Mynihut, dhe për këtë arsye do ta përfshijë në listë. Shaqiri u transferua nga bavarezët te Interi, ndërsa Lukas Podolski është i huazuar nga Arsenali deri në fund të sezonit.