AlbanianSport.com 11.02.2016 07:55
ASNN – Tarashaj shpallet lojtari i ri më i mirë i Zvicrës në 2015, ndërsa shpresohet që 20-vjeçari të zgjedhë të luajë për Shqipërinë.
Kështu, lojtari me origjinë shqiptare, Shani Tarashaj, është shpallur lojtari i ri më i mirë i Zvicrës për vitin 2015.
Futbollisti 20-vjeçar shkëlqeu gjatë fazës së parë të këtij sezoni duke shënuar disa gola dhe duke treguar talentin e tij.
Ai aktualisht luan për ekipin e Superligës zvicerane, Gras’hopers, por sezonin e ardhshëm do të kalojë në Premier Ligën angleze, tek Evertoni.
Sulmuesi ka luajtur për ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës, por trajneri i Shqipërisë, De Biazi, është shprehur se është i interesuar që ta ketë në skuadrën e tij.