AlbanianSport.com 30.05.2015 12:15
ASNN – Klubi gjerman i Bundesligës, Shalke 04, ka vendosur që të huazojë edhe për një edicion te Shturmi i Grazit, sulmuesin Donis Avdijaj. Avdijaj, kaloi 6 muaj te skuadra austriake, duke u shndërruar në lojtar shumë të rëndësishëm, duke qenë vendimtar për golat e shënuar .
Prandaj Shalke, Avdijajn do të dërgojë edhe për një sezon te Shturmi, me opsionin e rikthimit gjatë merkatos dimërore, në rast nevoje. Gjatë huazimit në ligën austriake, Avdijaj ka shënuar 6 gola.
Avdijaj mendohet të jetë talenti më i madh shqiptar për moshat deri në 20 vjeç. Kartoni i tij që tani vlerësohet në 50 milionë euro dhe së afërmi ai mund të jetë një nga futbollistët më të mëdhenj të moshës së tij në botë.