Shahu fut në garë shkollat e Lezhës, fiton “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Share Button

Shah-DURRES-FEMIJET-KAMPIONATI-dy-cifte

AlbanianSport.com 25.10.2014 18:35

ASNN – Qendra Kulturore e fëmijëve në Lezhë ka organizuar Kampionatin e Shahut për Shkollat 9-vjeçare, atje ku kanë marrë pjesë rreth 40 të tilla. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë thuajse të gjitha shkollat e Lezhës, ndërkohë që organizimi ka qenë i përsosur nën drejtimin e mësuesve të edukimit fizik, që kanë pasur në krye një përgjegjës si Prek Pjetrushi e Mimoza Shtjefni. Bashkëpunimi për këtë veprimtari ka qenë me shoqatën e shahut në Lezhë nën drejtimin e Pashk Markut dhe Mikel Smaçit.

Për gazetat sportive të ditës, Salvador Gjeçi do të deklaronte: “Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë ka parashikuar Olimpiada të ndryshe sportive. Ndër këto ishte dhe kampionati i shahut për shkollat 9-vjeçare në Lezhë. Qëllimi ishte gjallërimi i jetës sportive për këto fëmijë dhe mbushja e kohës së lirë për ta. Madje është qëllim dhe çlodhja e tyre nëpërmjet veprimtarive fizike e sportive. E jo vetëm kaq, por kërkuam dhe evidentimin e elementëve të talentuar në shah.”

“Sepse ata do të përfaqësojnë Lezhën në veprimtarive kombëtare, – ka vijuar ai. – Duhet përgëzuar puna e mësuesve të edukimit fizik Altin Shtjefni, Sajmir Kola, Kreshnik Ivanaj, Rigers Nicat, Marie Deda.” Në fund fituesit e kësaj veprimtarie, për vajza janë Antonela Sokoli (shkolla e fshatit Rrilë), Lorena Lala (shkolla “Kosova”), Ueda Meçi (shkolla e fshatit Rrilë). Për djem janë shpallur fitues Ardi Frroku (shkolla “Gjergj Kastriot Skënderbeu”), Dorian Kola (shkolla “Nënë Tereza”), Armando Pjetraj (shkolla EFFATA Pllanë).

Si ekip kupën e ka marrë shkolla “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në shpërndarjen e diplomave për fituesit ka marrë pjesë Drejtori i Drejtorisë Arsimore Lezhë, si dhe mësues të edukimit fizik. Për fituesit ka pasur dhurata e shpërblime dhe nga presidenti i shoqatës së shahut në Lezhë, Pashk Marku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

AlbanianSport.com 29/11/2018 15:35 ASNN – Magnus Karlsen është shpallur të mërkurën “kampion

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv  i Federatës Evropiane

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv i Federatës Evropiane

AlbanianSport.com 08/10/2018 12:45 ASNN – Përtej një paraqitjeje të mirë në aspektin sportiv, sporti

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

AlbanianSport.com 05/10/2018 19:30 ASNN – Që nga data 24 shtator, në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

AlbanianSport.com 29/09/2018 21:15 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi të postuar në profilin e saj zyrtar

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

AlbanianSport.com 28/09/2018 19:40 ASNN – Në Gjeorgji po zhvillohet Olimpiada Botërore e Shahut,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh