Gjergj Vyshka 18.05.2016 14:25
Kampionati Evropian Individual i Shahut për Të Rritur, që po mbahet në Kosovë, në Gjakovë, ka mbërritur në turin e gjashtë. Dhe për Shqipërinë dje ka fituar Eglantina Shabanaj, që ka mundur kosovarin Hysen Zenunin.
Ndërkohë Riza Bregu është mundur nga mjeshtri i FIDE-s (Federata Botërore e Shahut) izraeliti 16-vjeçar, Tifered Shaked. Jo vetëm kaq, Rexhep Masha është mundur nga kosovari Driton Mehaj dhe Diamant Yzeiraj nga Ramiz Demiri.
Pas 6 turesh, Eglantinaj Shabanaj është në vendin e 173-të me 2.5 pikë, Riza Bregu i 186-ti me 2 pikë, Rexhep Masha i 194-ti me 2 pikë dhe Diamant Yzeiraj i 226-ti me 1 pikë. Sot Evropiani është pushim.