Shah / Turi i 5-të në Olimpiadën Botërore, Australia “gungë” për meshkujt

Share Button

shah-olimpiada-azerbajxhan-2016-meshkuj-australia-mehmeti

Gjergj Vyshka 07.09.2016 18:45

Olimpiada e 42-të Botërore e Shahut, që është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, ka mbërritur në turin e pestë. Por që edhe ky tur ka rezultuar “nul” për djemtë e Fatos Muçës, të cilëve u ka dalë “gungë” Australia. Është lënë pushim Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi, ndërsa tavolinë e parë është vendosur Dritan Mehmeti, kurse është rikthyer në formacion Franc Ashiku.

Pikërisht tavolina e parë dhe e katërt ka arritur të dalë barazim, ndërsa jemi mundur në të dytën ku ishte Llambi Pasku dhe në të tretën ku ishte Ilir Seitaj. Për t’u evidentuar është fakti se Australia ka pasur 3 mjeshtër të mëdhenj ndërkombëtarë, ndërsa ka natyralizuar dhe dy kinezë. Parë kështu, për kuqezinjtë kanë qenë krejtësisht e pamundur, ndërsa pësohet humbja e 3-të.

Dhe, me 4 pikë në 5 raunde, Shqipëria është në vendin e 101-të mes 150 konkurrentëve. Në pikë tavolinash kemi 9, që janë përkatësisht: Erald Dervishi 1.5 pikë në 4 ndeshje, Dritan Mehmeti 3.5 pikë në 5 ndeshje, Llambi Pasku 0.5 pikë në 3 ndeshje, Ilir Seitaj 2 pikë në 4 ndeshje, Franc Ashiku 1.5 pikë në 3 ndeshje. Sot do të jetë pushim dhe të enjten kuqezinjtë do të përballen me Mozambikun

 

Olimpiada Botërore e Shahut

Baku – Azerbajxhan 2016

 

Rezultatet teknike të turit të pestë:

 

Meshkuj

Australi – Shqipëri                                                   3-1

 

K. David Smerdon (MM) – Dritan Mehmeti 0.5-0.5

Zhao Zong-Juan (MM) – Llambi Pasku               1-0

Li Moultun (MN) – Ilir Seitaj                                    1-0

Maks Ilinguorth (MM) – Franc Ashiku                  0.5-0.5

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh