Gjergj Vyshka 10.09.2016 14:25
Ka ardhur dje edhe fitorja e 4-rt për kombëtaren e femrave në 7 ture. Pas sukseseve me Malauin 4-0, me Emiratet e Bashkuara Arabe 2.5-1.5 dhe me Kirgistanin 3-1, vjen me të njëjtin rezultat suksesi ndaj Danimarkës.
Në fakt ndeshja nuk ka nisur mirë, teksa në tavolinën e parë Eglantina Shabanaj është mundur nga Mjeshtra Ndërkombëtare për femra, Oksana Vovk. Mirëpo i menjëhershëm reagimi dhe 3 fitore radhazi nga Rozana Gjergji, Alda Shabanaj dhe Bruna Tuzi.
Me 8 pikë në 7 raunde, Shqipëria e femrave klasifikohet në vendin e 55-të mes 140 pjesëmarrësve. Në pikë tavoline edhe vajzat po aq sa djemtë, 15 pikë, që vijnë nga Eglantina Shabanaj, 3.5 pikë në 7 ndeshje.
Po kështu, edhe nga Rozana Gjergji, 4 pikë në 7 ndeshje, Alda Shabanaj, 3 pikë në 6 ndeshje, Bruna Tuzi, 3 pikë në 5 ndeshje dhe Suzana Kërçiku, 1.5 pikë në 3 ndeshje. Sot kombëtarja e vajzave do të përballet me Moldavinë.
Olimpiada Botërore e Shahut
“Baku – Azerbajxhan 2016”
Rezultatet teknike të turit të shtatë:
Femra
Danimarkë – Shqipëri 1-3
Oksana Vovk (F/MN) – Eglantina Shabanaj 1-0
Esmat Guindi (F/MF) – Rozana Gjergji 0-1
Freja Vangsgard (F/MF) – Alda Shabanaj 0-1
Elen Kakulidis – Bruna Tuzi 0-1