Gjergj Vyshlka 24.12.2014 13:25
Akademia e Shahut në Tiranë ka lajmëruar se Tedi Shpati ka qenë javët e fundit pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të Zadarit në Kroaci. Atje ku, gjithnjë sipas këtij informacioni, u paraqit me sukses të plotë.
Mes 97 pjesëmarrësve të grupit B, Shpati u rendit i 19-ti, ndërsa koeficienti i tij ELO pësoi rritje me 118 pikë. Dhe me këtë, Shpati pati rritjen më të lartë krahasuar me të gjithë shahistët pjesëmarrës në këtë veprimtari.
Pas vendit të 5-të në kampionatin Evropian të shkollave më 2013-tën, rezultati i Zadarit tregon qartë se Tedi Shpati është një nga talentet e shahut shqiptar.