Shah / Suzana Kërçiku, surpriza e femrave, te meshkujt, me rivalitet

Share Button

Shah-Kampionati-2015-salla

Gjergj Vyshka 03.09.2015 07:50

Pasi ka barazuar me Alda Shabanajn në turin e parë, dje ka mundur pretendenten për titull “kampion”, Eglantina Shabanaj, në një finale ushtarësh. Tek meshkujt rivaliteti më i madh për titull pas dy turesh. Suzana Kërçiku mund të cilësohet surpriza e kampionatit. Sepse pasi ka barazuar me Alda Shabanajn në turin e parë, dje ka bërë surprizën tjetër, teksa ka fituar me pretendenten për titull, Eglantina Shabanaj. Në një finale ushtarësh, ndërsa Kërçiku luante me të bardha, jo vetëm që ka arritur të dalë në mbretëreshë me ushtarin e “h”-së, por pasi e ka vënë nën presion mbretin e zi, ka arritur që t’i rrëmbejë dhe ushtarin e fundit Shabanajt.

Dhe me dy ushtarë të bardhë, të cilët jo vetëm forconin pozitën e mbretit, por në çdo moment në depërtimin e tyre në fushën e kundërshtarit mund të shndërroheshin në damë, atëherë Shabanaj është dorëzuar. Sepse nuk ka pasur rrugë tjetër. Kjo ka qenë surpriza e ditës së dytë, por dhe e kampionatit, ndërsa Suzana Kërçiku është vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç. I ati i Eglantina Shabanajt, Lefteri, trajner, por njëkohësisht dhe shahist veteran, ka pasur dhe një koment: “Shahistët “kampion” nuk duhet të mjaftohen vetëm me ELO-n që kanë, apo me pozicionin e mirë në renditje, por duhet të shohin dhe më përpara.”

“Sepse gradualisht po vjen forca e re që tashmë di të bëjë dhe surpriza”, – ka shtuar ai. E kampionati i femrave kryesohet nga Suzana Kërçiku dhe Alda Shabanaj secila me nga një 1.5 pikë e gjysmë. “Kampione” në fuqi është Rozana Gjergji. Për meshkuj rivaliteti duket më i madh, edhe për faktin se kryesojnë gjashtë shahistë me nga dy pikë secili. Bëhet fjalë për Aleksandër Pacin, Timoleo Miçon, Llambi Paskun, Dritan Mehmetin, Franc Ashikun e Ilir Seitajn, të cilët i kanë fituar dy ndeshjet e para. Kampion në fuqi është Dritan Mehmeti, ndërsa kampionati individual i shahut është duke u zhvilluar në Qendrën Rinore në Tiranë në Rrugën e Kavajës pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa ndeshjet luhen nga ora 16:00, deri në ora 20:00.

 

Kampionati Kombëtar i Shahut 2015

 

Rezultatet teknike:

 

Meshkuj

 

Turi i parë:

 

Beqiri – Paci             0-1

Seitaj – Bregu           1-0

Ashiku – Disha        1-0

Mehmeti – Rama      1-0

Pasku – Bushi          1-0

Miço – Kabo              1-0

 

Turi i dytë:

 

Paci – Kabo              1-0

Bushi – Miço             0-1

Rama – Pasku          0-1

Disha – Mehmeti      0-1

Bregu – Ashiku        0-1

Beqiri – Seitaj           0-1

 

Femra

 

Turi i parë

 

Shqau – Tuzi                                    e shtyrë

Caka – O. Shqau                 0-1

Shabanaj – Kërçiku 0.5-0.5

Shabanaj – Shuqja 1-0

Gjergji                                     pushim

 

Turi i dytë

 

Kërçiku – E. Shabanaj        1-0

Shqau – A. Shabanaj 0-1

Tuzi – Caka                           e shtyrë

Gjergji – Shqau                    1-0

Shuqja                                   pushim

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

AlbanianSport.com 29/11/2018 15:35 ASNN – Magnus Karlsen është shpallur të mërkurën “kampion

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv  i Federatës Evropiane

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv i Federatës Evropiane

AlbanianSport.com 08/10/2018 12:45 ASNN – Përtej një paraqitjeje të mirë në aspektin sportiv, sporti

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

AlbanianSport.com 05/10/2018 19:30 ASNN – Që nga data 24 shtator, në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

AlbanianSport.com 29/09/2018 21:15 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi të postuar në profilin e saj zyrtar

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

AlbanianSport.com 28/09/2018 19:40 ASNN – Në Gjeorgji po zhvillohet Olimpiada Botërore e Shahut,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh