Shtyrja e ndeshjes mes Olta Cakës dhe Bruna Tuzit, e cila do të luhet të dielën, ka shkaktuar pakënaqësinë e Rozana Gjergjit, që ka pretenduar se ajo duhet të luhet sa më parë për të mos krijuar toleranca. Në fakt sot do të jetë ndeshja mes Eglantina Shabanajt dhe Rozana Gjergjit ajo që mund të vendosë për fatin e kryesimit, atje ku humbja e secilës shahiste e nxjerr nga luftar për titull.
Megjithatë Gjergji ka pretenduar dhe në një farë mënyre për “Fair-Play” dhe logjik sportive ndeshja duhet të ishte bërë sot në mëngjes. Por ajo që duhet nënvizuar është ankesa e Rozana Gjergjit për shtyrjen përsëri mes Olta Cakës dhe Bruna Tuzit. Sepse, të paktën edhe sipas kryegjyqtarit të garave, Elton Babamusta, duke qenë në pikë të barabarta si Caka, ashtu dhe Tuzi, atëherë mund të krijohen përshtypje për tolerime.
“Ndeshja sot nuk mund të bëhet, sepse Tuzi ka datëlindjen. Do të bëhet të dielën në ora 09:00”, ka thënë Babamusta. Pra, ndodh dhe kështu, ndërsa Pasku dhe Alda Shabanaj kryesojnë të vetëm pas turit të katërt.
Kampionati Kombëtar Individual i Shahut 2015
Rezultatet teknike të turit të katërt:
Meshkuj:
Paci – Bushi 1-0
Rama – Kabo (fiton Rama në “tavolinë)
Disha – Miço 1-0
Bregu – Pasku 0-1
Beqiri – Mehmeti 0-1
Seitaj – Ashiku 0.5-0.5
Femra:
O. Shqau – Shuqja 0-1
Tuzi – E. Shabanaj 0.5-0.5
Gjergji – A. Shabanaj 0-1
E. Shqau – Caka 0-1
Kërçiku pushim