Gjergj Vyshka 10.09.2016 18:25
Shqipëria e shahut ka fituar të drejtën e dy veprimtarive të rëndësishme për vitin 2018. Kështu ka raportuar nga Bakuja, kryeqyteti i Azerbajxhanit, atje ku është duke u mbajtur Olimpiada e 42-të Botërore e Shahut, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinçi.
Kampionati Botëror i Shkollave dihej, por Shqipëria ishte në tentativë për turneun e Frankofonisë, që është arritur pas përfundimit të punimeve të Asamblesë. “Janë këto dy veprimtari të rëndësishme, por dhe Olimpiada Botërore, e cila do të zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, që do të na bëjnë për të përcaktuar objektiva të mëdha për këto dy vjet”, – thotë Pilinçi.
Ndërsa sot, në Asamblenë e Federatës Evropiane, Shqipëria do të kërkojë organizimin e Kampionatit Evropian të Të rinjve më 2019-ën. Gjë që duket e mundur.