AlbanianSport.com 19.09.2015 12:15
ASNN – Qyteti i Beratit, edhe pse njihet si qyteti i shahistëve, është aktualisht pa ekip shahu. Pavarësisht se ka pasur një masivitet në veprimtarinë që u zhvillua në qershor në kuadrin e ditës së shahut, përsëri Tomori s’ka ekip. Dhe në fakt pengmarrja e skuadrës nga Bashkia çoi në revoltën masive, ndërsa të gjithë shahistët u larguan. Jo vetëm kaq, por u shkatërruan dhe skuadrat që ishin në Qendrë Kulturore të Fëmijëve, atje ku ka fillesën krijimi i shahut në Berat.
E shahistë të Tomorit, të cilët kanë titujt Mjeshtër Ndërkombëtar, Mjeshtër i FIDE-s, apo dhe Mjeshtër i Madh, ndodhen aktualisht janë vendit. Megjithatë ka një shpresë, sepse në shkollën private “Drita e dijes”, ka nisur lënda e shahut si orë mësimi, të cilën e jep Leonard Kolani. Dhe pikërisht tre shahistë beratas do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Moshave, që më 21 shtator nis në Porec të Kroacisë.
Në lidhje me këtë veprimtari, Kolani do të deklaronte: “Si një ish-shahist i Tomorit, por njëkohësisht edhe si mësues i kësaj lënde nuk kam se si ta fsheh kënaqësinë time që tre shahistë beratas, mes të cilëve dhe Ziso Veleshnja, do të jenë në Evropianin e moshave. Ne presim që në grupmoshën 8-10 vjeç dhe 10-12 vjeç shahistët tanë të jenë në gjashtë vendet e para në renditje. Mendoj se puna jonë dhe përkujdesja ndaj këtyre shahistëve do të na shpërblejë punën, e cila më pas do të shënojë dhe pikë kthesën për Tomorin”.