Gjergj Vyshka 11.09.2016 17:10
Trajneri i femrave, Aldo Zadrima, ka menduar të lërë pushim Eglantina Shabanajn, ndërsa në tavolinën e parë është rikthyer Rozana Gjergji për t’u ulur në të katërtën Suzana Kërçiku. Mirëpo përballë Moldavisë ka qenë e pamundur.
Sepse dhe duke pasur një mjeshtre ndërkombëtare, dy mjeshtre të FIDE-s (Federata Botërore e Shahut) dhe një Mjeshtre të Madhe Ndërkombëtare, për çudi në tavolinën e tretë, ia ka arritur të fitojë 4-0.
8 pikë për femrat kuqezi pas po aq turesh dhe renditje në vendin 67-të mes 140 pjesëmarrësve. 15 pikë tavolinë, të cilat vijnë nga Eglantina Shabanaj 3.5 pikë në 7 ndeshje dhe Rozana Gjergji, 4 pikë në 8 ndeshje.
Por edhe nga Alda Shabanaj, 3 pikë në 7 ndeshje, Bruna Tuzi, 3 pikë në 6 ndeshje dhe Suzana Kërçiku, 1.5 pikë në 4 ndeshje. Sot vajzat do të jenë përballë Zelandës së Re në turin e 9-të.
Olimpiada Botërore e Shahut
“Baku – Azerbajxhan 2016”
Rezultatet teknike të turit të 8-të:
Femra
Shqipëri – Moldavi 0-4
Rozana Gjergji – Diana Baciu (F/MN) 0-1
Alda Shabanaj – Olga Hincu (F/MF) 0-1
Bruna Tuzi – Elena Partac (F/MM) 0-1
Suzana Kërçiku – Aleksandra G. Paula (F/MF) 0-1