Gjergj Vyshka 14.09.2016 14:15
Nëse e kemi quajtur sukses barazimin e së hënës ndaj Izraelit, në një farë mënyre ky barazim i djeshëm me ekipin e tretë të Azerbajxhanit, kanë qenë gjithsej katër Mjeshtra të FIDE-s (Federata Botërore e Shahut), kurse ne kishim Mjeshtrin e Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi, dy Mjeshtëra Ndërkombëtar, Dritan Mehmeti dhe Ilir Seitaj, si dhe Mjeshtrin e FIDES-s, Franc Ashiku, duket si humbje.
Sepse e kanë nisur me remi Dervishi e Seitaj, por humbja e Mehmetit e nxirrte në avantazh Azerbajxhanin 3, 2-1. Pra barazimi, apo humbja e Ashikut na nxirrte të mundur në këtë sfidë në kuotat 3-1 ose 2.5-1.5. Mirëpo për fat Ashiku e ka fituar ndeshjen dhe në fund 2-2. Me 10 pikë, në vendin e 57-të mes 150 pjesëmarrësve.
Në pikë tavoline janë gjithsej 25 pikë, të cilat vijnë nga Erald Dervishi, 5.5 pikë në 10 ndeshje, Dritan Mehmeti, 7.5 pikë në 11 ndeshje, Llambi Pasku, 3 pikë në 7 ndeshje, Ilir Seitaj, 5.5 pikë në 9 ndeshje dhe Franc Ashiku, 3.5 pikë në 7 ndeshje. Që do të thotë se shahisti më i mirë i kombëtares, ashtu sikurse dhe dy vjet më parë, është Dritan Mehmeti me 7.5 pikë.
Olimpiadës Botërore e Shahut
“Baku – Azerbajxhan 2016”
Rezultatet teknike të turit të 11-të:
Meshkuj:
Azerbajxhan 3 – Shqipëri 2-2
Vugar Asadli (MF) – Erald Dervishi 0.5-0.5
Nail Bashirli (MF) – Dritan Mehmeti 1-0
Abdulla Gadimbajli (MF) – Ilir Seitaj 0.5-0.5
Parviz Gazimov (MF) – Franc Ashiku 0-1