Gjergj Vyshka 12.09.2016 16:10
Një fitore jo e lehtë ka qenë për kombëtaren e meshkujve ajo përballë Monakos. E ka nisur mirë Mjeshtri i Madh ndërkombëtar Erald Dervishi, që ka fituar përballë homologut të tij me të njëjtin titull, David Marsiano. Mirëpo barazimi i Dritan Mehmetit me mjeshtrin e FIDE-s (Federata Botërore e Shahut) Pjer Vilegas, dhe humbja e Llambi Paskut ndaj Mjeshtrit të Madh Ndërkombëtar, Igor Efimov, krijojnë një situatë të pakëndëshme, ndërsa totali është barazim 1.5-1.5.
Dhe të gjithë situatën e ka shpëtuar Ilir Seitaj, i cili ka fituar përballë Johan Karl Ribregen dhe fitorja e 5-të e kuqezinjve të shahut. 11 pikë pas 9 turesh dhe vendi i 53-të me 150 pjesëmarrësve. Shqipëria e djemve ka fituar 4-0 me Maldivet dhe Bahamasin, 3-1 me Zimbabven, 3.5-0.5 me Luksemburgun dhe 2.5-1.5 me Monakon, si dhe ka barazuar 2-2 me Mozambikun.
Në pikë tavoline, kombëtarja e meshkujve, ka grumbulluar 21 pikë në 9 ture, të cilat vijnë nga Erald Dervishi, 5 pikë në 8 ndeshje, Dritan Mehmeti, 6.5 pikë në 9 ndeshje, Llambi Pasku, 3 pikë në 7 ndeshje, Ilir Seitaj, 5 pikë në 7 ndeshje dhe Franc Ashiku, 1.5 pikë në 5 ndeshje. Në turin e parafundit, që është i dhjeti, shahistët shqiptarë do të kenë një përplasje të vështirë me Izraelin.
Olimpiada Botërore e Shahut
“Baku – Azerbajxhan 2016”
Rezultatet teknike të turit të 9-të:
Meshkuj
Shqipëri – Monako 2.5-1.5
Erald Dervishi – David Marsiano (MM) 1-0
Dritan Mehmeti – Pierr Vilegas (MF) 0.5-0.5
Llambi Pasku – Igor Efimov (MM) 0-1
Ilir Seitaj – Johan Karl Ribegren 1-0