Gjergj Vyshka 11.12.2015 16:35
Pas simultanës me Mjeshtrin Ndërkombëtar, Ilir Seitaj, në Pukë, tashmë shahu shqiptar është në prag të një tjetër veprimtarie, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë.
Bëhet për ftesën e klubit të shahut në Lezhë për kampionatin e shahut për moshën deri në 16 vjeç.
Dhe lezhjanët, duke e shpërndarë ftesën e tyre edhe nëpërmjet faqes në “Facebook” të Federatës Shqiptare të Shahut, kanë ftuar meshkuj e femra për të marrë pjesë në këtë veprimtari.
Sipas drejtuesve të veprimtarisë, kampionati do të zhvillohet me sistemin zviceran, ndërsa regjistrimi në këtë veprimtari është falas.