Gjergj Vyshka 27.09.2014 18:55
Klean Shuqja, e cila është duke konkurruar në Kampionatin Botëror të Paratërinjve në Durban të Afrikës së Jugut, dje jo vetëm që është kthyer tek fitorja, por tashmë ndodhet në vendin e tetë me 5.5 pikë në 8 ture.
Një pozicion shumë i mirë për këtë shahiste të vogël mes 51 konkurrentëve, kurse dje ka mundur kazakistanasen Kairbekova. Botërori i shahut për moshat përfundon më 30 shtator.