Gjergj Vyshka 17.02.2015 11:15
Klean Shuqja, shahistja më e mirë e Shqipërisë për moshën e saj, ka qenë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të Pinetos në Itali.
Sipas informacionit që ka dhënë për Gazeta e Sportit, trajneri i Akademisë së Shahut, Shkëlqim Çela, Shuqja ka qenë pjesëmarrëse në Kategorinë C.
Dhe mes 17 konkurrentëve dori e katërta, ndërsa grumbulloi 3.5 pikë. “Më duhet të them se përsëri ka shkuar me shpenzimet e saj në këtë aktivitet, që do të thotë pa mbështetje nga Federata Shqiptare e Shahut”, – ka thënë ai.
“Jo vetëm kaq, por ishte më e vogla në moshë, ndërsa aktiviteti ishte për të rritur. Që do të thotë se duhet quajtur një turne i shkëlqyer”, – ka përfunduar Çela.