Gjergj Vyshka 24.10.2014 09:05
Kampionati Evropian i moshave në shah, që është duke u zhvilluar në Batum të Gjeorgjisë, vijon të jetë i suksesshëm për Klean Shuqjan, e cila vazhdon ta përfaqësojë denjësisht vendin në grupmoshën 8 vjeç. Pas katër fitoreve, Shuqja ka pasur ndeshjen e saj më të mirë, teksa ka qenë përballë ruses Zhana Lesnik, e cila vazhdon të kryesojë tabelën e renditjes me 4.5 pikë.
Sipas faqes në “Facebook”, “Akademia e Shahut”, të dyja shahistetkanë luftuar shumë për ta fituar sfidën. Por pas katër orësh ndeshjeje, gjithçka është ndarë në barazim. Madje sipas informacionit të ardhur nga Batumi, në lëvizjen e 49-të të ushtarit në b5, Shuqja mund ta fitonte ndeshje. Por, gjithçka është barazuar dhe me 4.5 pikë pas 5 turesh, Shuqja është e 3-ta mes 63 pjesëmarrësve në këtë Evropian të Nën-8-vjeçarëve.
Ndërkohë tek të tjerët, Timoleo Miço i grupmoshës deri në 16 vjeç ka arritur fitoren e tij të dytë, teksa ka mundur danezi Bjarke Vangsgard. Me 2.5 pikë në pesë ture, ai renditet i 53-ti mes 89 pjesëmarrësve. Po kështu, në grumposhën Nën-16-vjeçe për vajza, Suzana Kërçiku ka barazuar me moldaven Aleksandra Gitu Paula, e cila është kandidate mjeshtre. Dhe me 1.5 pikë ajo është e 60-ta mes 67 pjesëmarrësve. Pjesa tjetër e shahistëve tanë janë mundur të gjithë.
Duke nisur me Ted Shpatin tek Nën-18-vjeçarët, Devid Spirun tek Nën-14-vjeçarët dhe Pirro Markon tek Nën-12-vjeçarët. Të gjithë me pesë pikë pas 5 turesh janë në vendin e fundit.