Gjergj Vyshka 20.01.2014 16:55
ASNN – 280 nxënës nga 25 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Durrësit, zhvilluan këto ditë kampionatin e 6-të të shahut, organizuar nga Qendra kulturore e fëmijëve. Në ceremoninë e hapjes morri pjesë edhe Mjeshtri ndërkombëtar i shahut Fatos Muça, i cili kreu lëvizjen e parë të turneut.
Përgjegjësi i sektorit të sporteve në QKF, Arjan Plaku, tha se vajzat dhe djemtë pjesmarrës u ndanë në tre kategori sipas klasave. Në fund të kampionatit në vendet e para u klasifikuan Elisa Isufi, Rozana Mustafa dhe Denada Bregu, ndërsa për djemtë Lis Goreja, Enkeled Halipaj dhe Alket Çaushi.
Shkollat “Vinçens Prendushi”, “Demokracia” dhe “Turgut Ozal” kishin më shumë fitues në radhët e ekipeve të tyre përfaqësuese. Kampionati që u zhvillua në sallat e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar u monitorua nga Mjeshtri i madh ndërkombëtar, Harallamb Boshku.