Gjergj Vyshka 10.02.2015 11:40
Miratohen veprimatirë kombëtare dhe ndërkombëtare për vitin 2015, katrorët bardhezi bëhen kryesor. Sekretarja Pilinci: “Gjatë asamblesë na është premtuar rikontruksioni i mjediset që kemi”. Federata Shqiptare e Shahut, gjatë zhvillimit të punimeve të asamblesë vjetore, ka marrë premtime nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për rikonstruksionin e sallës që ndodhet poshtë tribunës kryesore të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Të paktën kështu ka konfirmuar për “Gazeta e Sportit”, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci, e cila ka bërë të ditur se tashmë shumë shpejt do të çelet një fond nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për kthimin e kësaj salle në komode. “Të paktën rregullojmë dhe përmirësojmë katin e dytë të saj, e cila më pas do të jetë funksionale si një Akademi shahu, që do të drejtohet nga Mjeshtëri i Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi”, – ka sqaruar ajo.
“Sepse kemi nevojë për trajtimin të mirë jo vetëm të talenteve që kemi, por dhe të atyre që vijnë për të zhvilluar veprimtaritë kombëtare. Sepse jemi të vetëdijshëm që ajo sallë nuk i ofron kushtet e kërkuara”, – ka shtuar Pilinci. Në të vërtetë në një shumicë rastesh, shahu shqiptar është turrur për të bërë veprimtaritë e veta kombëtare dhe në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar. Pa thënë që finalen e titullit “kampione bote” për femra mes kineze Hou Ji-fan dhe indianes Hampi Koneru është kërkuar një nga sallat e Hotel “Tirana-Internacional” për më shumë kushte komode.
Kështu që jo vetëm me emrat e mëdhenj që ka, por dhe për talentet e veçanta, një prej të cilëve është dhe 8-vjeçarja Klean Shuqja, e meriton që të ketë një sallë moderne. E tashmë premtimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe drejtorit i sporteve Vladimir Gjoni për rikonstruksionin e shpejtë të kësaj salle është real.