Shah / I shtati, fatlum për Shqipërinë në Olimpiadën Botërore

Share Button

shah-olimpiada-azerbajxhan-2016-meshkuj-dervishi

Gjergj Vyshka 10.09.2016 10:25

Turi i shtatë i Olimpiadës së 42-të Botërore të Shahut, që është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, ka rezultuar fatlum për Shqipërinë, që merr pjesë si me femrat, ashtu dhe me meshkujt. Sepse për herë të parë në këtë olimpiadë kemi fitore të dyfishtë si të djemve, ashtu dhe të meshkujve. Madje kombëtarja e meshkujve e drejtuar nga Mjeshtri Ndërkombëtar, Fatos Muço, e kishte ndalur suksesin e saj që në turin e tretë kur kishte fituar 3-1 me Zimbabven, ndërsa më parë kishte mundur Maldivet, 4-0.

Dhe barazimi në turin e gjashtë me Mozambikun, 2-2, nuk ishte se kënaqte njeri. Dhe vjen Bahamasi, Shqipëria rilind sepse duke pasur katërshen e saj më të fortë me Erald Dervishin, Dritan Mehmeti, Llambi Paskun dhe Ilir Seitajn ka ditur të fitojë 4-0. Vetëm 3 kandidat mjeshtra për Bahamasin kanë qenë pak për të përballuar Mjeshtrin e Madh Ndërkombëtar Erald Dervishin, si dhe dy Mjeshtrat Ndërkombëtar, Dritan Mehmeti dhe Ilir Seitaj.

E suksesi ishte i garantuar. 7 pikë në po aq ture, me një mesatare 1 pikë për ndeshje, por që në fakt nuk është kështu, sepse duhet të ishim në vendin e parë ndryshe, e rendisin Shqipërinë në vendin e 77-të mes 150 pjesëmarrësve. 15 pikë tavoline, të cilat vijnë nga Erald Dervishi 3.5 pikë në 6 ndeshje, Dritan Mehmeti 5 pikë në 7 ndeshje, Llambi Pasku 2 pikë në 5 ndeshje, Ilir Seitaj 3 pikë në 5 ndeshje, Franc Ashiku 1.5 pikë në 5 ndeshje. Sot kuqezinjtë do të përballen me Luksemburgun.

 

Olimpiada Botërore e Shahut

“Baku – Azerbajxhan 2016”

 

Rezultatet teknike të turit të shtatë:

 

Meshkuj

 

Shqipëri – Bahamas                                   4-0

 

Erald Dervishi – Elton Xhozef (KM)         1-0

Dritan Mehmeti – Kendrik Knoules (KM) 1-0

Llambi Pasku – Frenklin Gibson              1-0

Ilir Seitaj – Sesil Monkur (KM)                   1-0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh