Gjergj Vyshka 06.09.2016 11:40
Më së fundi i ka buzëqeshur fati kombëtares së femrave, që ka fituar dje 3-1 ndaj Kirgizstanit. Pavarsisht barazimit të Eglantina Shabanajt në tavolinën e parë dhe Suzana Kërçikut në tavolinën e katërt, fitoret e Rozana Gjergjit dhe Alda Shabanajt, tavolina e dytë dhe e tretë, i kanë dhënë suksesin e dytë kuqezinjve.
Katër pikë në 4 ture dhe vendi i 67-të mes 140 pjesëmarrësve. Në pikë tavolinash në katër ture janë grumbulluar 8 pikë që vijnë nga Eglantina Shabanaj 2.5 pikë në 4 ndeshje, Rozana Gjergji 2 pikë në katër ndeshje, Alda Shabanaj 2 pikë në katër ndeshje, Bruna Tuzi 0.5 pikë në dy ndeshje dhe Suzana Kërçiku 1.5 pikë në dy ndeshje.
Sot kombëtarja e femrave do të jetë përballë Emirateve të Bashkuara Arabe.
Olimpiada Botërore e Shahut
Rezultatet teknike të turit të katërt:
Femra
Shqipëri – Kirgizstan 3-1
Eglantina Shabanaj – Aleksandra Samaganova 0.5-0.5
Rozana Gjergji – Diana Oburmekova 1-0
Alda Shabanaj – Aizhan Kizi Alimbai 1-0
Suzana Kërçiku – Shaknazi Musaeva 0.5-0.5